
Pak ditë na ndajnë nga ndeshja zyrtare e Shqipërisë kundër Skocisë të vlefshme për “Ligën e Kombeve”. Nga lojtarët e grumbulluar ajo çka u kthye në një problem, ishte se skuadra franceze e Metz, ka refuzuar që lojtari që është pjesë e tyre, Ivan Balliu, të grumbullohet me Kombëtaren për herë të dytë.
Metz nuk ka pranuar që Balliu t’i bashkohet kuqezinjve ku sipas tyre, numri një i pankisës së Shqipërisë, Kristian Panuçi, duhet ta kishte dërguar ftesën për lojtarin 14 ditë përpara zhvillimi të takimit kundër Skocisë.
Ndërkohë italiani e kishte dërguar 13 ditë përpara ftesën, gjë kjo që nuk i është dukur e arsyeshme skuadrës franceze, të cilët e refuzuan menjëherë pjesmarrjen e 26-vjeçarit Balliu në dy sfidat e ardshme të Shqipërisë.
Një gjë e ngjashme ndodhi edhe më parë me ekipin francez, teksa pas ftesës së mëvonshme që i erdhi futbollistit shqiptar, pas asaj miqësore të zhvilluar ndaj Jordanisë, i njëjti klub do të shprehej se nuk mund ta linte të lirë lojtarin në një moment të tillë. /Shqiperia.ch/