
Xhakomo Vrioni la pas një huazim në Serinë B me Venecian dhe u rikthye te Sampdoria vetëm pak kohë më parë. Një rikthim që nuk do të zgjaste për shumë kohë, që talenti shqiptar të niste një tjetër aventurë në të njëjtin kampionat.
Vrioni do të jetë pjesë e Citadelës në Serinë B si huazim, pasi nuk mund të siguronte hapësirat e duhura te Sampdoria. Por në ndryshim nga historia te Venecia, atje ku në shumë takime e niste ndeshjen nga stoli, projekti i Citadelës po bazohet te sulmuesi i Shqipërisë U-21.
Në mediat italiane raportohet se drejtuesit e klubit italian i besojnë shumë Vrionit, duke e llogaritur si një futbollist që do të jetë gjithmonë nga minuta e parë në sezonin e ardhshëm. /Shqiperia.ch/