You are here
Home > Futboll Bota > Hipoteza e mafias së futbollit, komandanti Polanco: Sala u dërgua drejt vdekjes, ishte pa kuptim

Hipoteza e mafias së futbollit, komandanti Polanco: Sala u dërgua drejt vdekjes, ishte pa kuptim

Ende asnjë shenjë nga zhdukja e mistershme e futbollistit Emiliano Sala, që ishte nisur nga Nantesi për t’iu bashkuar ekipit të Kardifit. E gjithë bota është me vështrimin në këtë rast, për të marrë të dhënat e fundit e duke shpresuar te mrekullia.

Megjithatë, çdo orë që kalon është një shpresë e shuar, që ashtu si në një film të bukur e me shumë dramacitet, piloti dhe Sala do të shfaqen të gjallë e do të tregojnë peripecitë e hequra gjatë këtyre ditëve. Sigurisht, nëse flasim vetëm për një rastësi një gjë e tillë ka ende gjasa të ndodhë, por një hipotezë tjetër, është ajo që i vë vulën një historie të trishtë.

Flasim për mafian e futbollit. Fillimisht do të ishte ish-e dashura e Salas, Shckair, ajo që do të akuzonte pikërisht mafian e futbollit, që kishte gisht në gjithë këtë ngjarje të ndodhur, duke mos i besuar aspak rastësisë. Thuajse në të njëjtën linjë mbërrin edhe kompandanti Jorge Polanco, që njëkohësisht është edhe konsulent i aeronautikës. Në një intervistë për “Tyc Sports”, Polanco thekson faktin se ky udhëtim i Sala ishte tërësisht i pakuptimë, pasi u dërgua në dijeni të plotë drejt vdekjes.

“Është fare pa kuptim. Dikush e la këtë fëmijë në një udhëtim të çmendur, që i kushtoi jetën, me siguri. Aeroplani që u zgjodh është i shkëlqyer, me një motor, i vlefshëm për shtatë persona. Por jam shumë i befasuar që ata e bën atë operacion duke fluturuar natën, me ato kushte të motit, duke e njohur dimrin europian në këtë kohë. Dikush nuk e këshilloi lojtarin mirë dhe është një absurditet. Një aeroplan i tillë nuk është i përgatitur të fluturojë në kushte të këqija. Më bën përshtypje se e kanë bërë një gjë të tillë. Ende nuk e kuptoj se kush e ka lejuar”.

Hipotezat se mafia e futbollit mund të qëndrojë pas së gjithës kësaj, janë të shumta. Por përtej teorive konspirative që bazohen mbi një zhdukje që nuk lë asnjë gjurmë të vetme, ajo që nuk mund të mohoet, është fakti se dikush ishte i interesuar që një gjë e tillë të ndodhte, nisur edhe nga shpjegimi i komandantit Polanco. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top