You are here
Home > Futboll Bota > Hidhet shorti i “Ligës së Kombeve”, shqiponjat në Zvicër fluturojnë mbi Kristiano Ronaldon

Hidhet shorti i “Ligës së Kombeve”, shqiponjat në Zvicër fluturojnë mbi Kristiano Ronaldon

Gjatës ditës së sotme, në Dublin është hedhur edhe shorti i “Ligës së Kombeve”. Katër fitueset e Ligës A në këtë kompeticion të ri, do të vihen përballë njëra-tjetrës për të përcaktuar fituesen e madhe.

Kështu, dy takime interesante janë përcaktuar për t’u zhvilluar, teksa shqiponjat e Zvicrës, duke iu referuar futbollistëve me origjinë shqiptare që luajnë tek helvetët, do të ndeshen ndaj Portugalisë së Kristiano Ronaldos. Kjo ndeshje do të luhet në datën 6 qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa një ditë më vonë do të luhet edhe çifti tjetër, Holandë-Angli.

Finalja e këtij kompeticioni do të zhvillohet në datën 9 qershor të vitit 2019, për të përcaktuar fituesin e madh e këtij kompeticioni të ri. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top