You are here
Home > Kombëtarja > Heroi ishte më i miri i Shqipërisë, kroatët këndonin për serbët: Jo verës, pijmë gjakun e tyre!

Heroi ishte më i miri i Shqipërisë, kroatët këndonin për serbët: Jo verës, pijmë gjakun e tyre!

Në javën e shkuar në Kroaci, është luajtur edhe derbi, atje ku Lokomotiva e Zagrebit ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Hajdukut të Splitit. Në këtë takim protagonisti dhe heroi kryesor ishte Myrto Uzuni, me një gol të shënuar, por edhe me një asist të dhënë për shokun e skuadrës.

Gjatë gjithë takimit, futbollisti më në formë i Shqipërisë, ka dëgjuar këngët që tifozët kundërshtarë kishin kundrejt serbëve. Grupimi i Hajdukut, “Torçida”, një nga më të zjarrtët në llojin e tyre, bashkoheshin në parrullën e tyre: “Ne kroatët i themi jo verës, por pijmë gjakun e çetnikëve nga Knini”, zonë kjo e fundit në të cilën është krijuar më herët Republika e vetëshpallur e krahinës serbe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top