
Teksa ndodhemi në merkaton e verës, futbollistët shqiptarë kërkohen nga të gjitha anët e kontinentit dhe jo vetëm në Europë. Heroi i Kosovës në takimin ndaj Bullgarisë, Elbasan Rashani, është preferenca e D.C United.
Në këtë skuadër luan edhe futbollisti i njohur, Wayne Ronney. Më herët ishte skuadra e Fulhamit që kishte shfaqur interesim për sulmuesin shqiptar, por në fund do të jetë skuadra norvegjeze e Odd BK që do të vendos për fatin e Rashanit.
Kjo është ajo që raporton “Telemarksavisa”, ndërsa në vitin e kaluar lojtari i Kosovës kishte arritur të shënonte 7 gola dhe të jepte 6 asist në kampionatin e Norvegjisë. /Shqiperia.ch/