You are here
Home > Kombëtarja > “Hej, unë luaj te Rangersi”/ Për duartrokitje, Reja bën shah te Kombëtarja me dy lëvizje

“Hej, unë luaj te Rangersi”/ Për duartrokitje, Reja bën shah te Kombëtarja me dy lëvizje

“Shqiperia.ch” ka raportuar në ditën e djeshme disa të dhëna të reja mbi listën që pritet të zyrtarizohet nga Kombëtarja mbi ndeshjet e shtatorit. Trajneri Reja ka zgjedhur që të bëj shah me dy lëvizje te kuqezinjtë, duke dhënë një mesazh të madh për të gjithë talentet e reja.

Eros Grezda nuk do të jetë pjesë e Shqipërisë ndaj Francës dhe Islandës, sipas të gjitha gjasave. Një leksion i bazuar mbi faktin se ky sulmues nuk ka luajtur asnjë minutë të vetme në Skoci, ndërsa paradoksale është mënyra sesi sulmuesi në fjalë kërkoi që të vendoste diktatin në formacion gjatë grumbullimit të fundit: “Hej, unë luaj te Rangersi”.

Teorikisht po, pasi në fushë nuk është parë asnjë minutë. Nga ana tjetër, prurje e re do të jetë Klaus Gjasula. “Luftëtari” i heshtur që e ka nisur nga kategoria e katërt gjermane, atje ku Kombëtarja ishte gjëja e fundit që mund të dërgohej ndërmend.

Duke kaluar në kategorinë të tretë, të dytë dhe në të parën, Gjasula ka bërë një karrierë si asnjë lojtar tjetër shqiptar. Kjo ndoshta e vonoi shumë edhe ftesën e Kombëtares për të, ndërsa tani është në moshën 30-vjeçare.

Por kjo nuk ka rëndësi, pasi ky mesfushor luan me Paderbornin në “Bundesligë” dhe zotëron një formë të jashtëzakonshme. Mbi të gjitha jep edhe një mesazh të madh përulësie, që çdokush që dëshiron një fanellë të Kombëtares, duhet të ul kokën dhe të tregojë sesa vlen dhe sesa ka sakrifikuar në karrierë për ta merituar atë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top