
“Shpresat” e Shqipërisë kanë arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Maltës. Në stadiumin “Selman Stërmasi” kuqezinjtë e Bushit kanë gjetur golin e parë në minutën e 35 me anë të Hebaj.
Sulmuesi shkodran është kritikuar aq shumë nga Bushn gjatë 30 minutave të para, për mos kontrollin e duhur të topit dhe kërcënimin e portës kundërshtare. Siç duket këshillat e trajnerit, Hebaj i ka mbledhur mjaft mirë duke kthyer në gol një goditje mjaft të bukur në mënyrë të befasishme nga jashtë zone.
Hebaj nuk do të ndalej këtu teksa dhjetë minuta më vonë fiton një penallti. Ymeri mori përsipër ekzekutimin e njëmbëdhjet metërshit duke i çuar shifrat në 2-0. Më herët kuqezinjtë kërcënuan në minutën e 33 me Muçollin, por ky i fundit përballë portierit nuk finalizon. Pjesa e dytë është e qetë dhe pa shumë histori për të shënuar, ndërsa futbollistët e Bushit kanë rigjetur fitoren pas shumë kohësh. /Shqiperia.ch/
Formacioni i Shqipërisë U-21: Dajsinani, Mersinaj, Tafa, Kryeziu, Maloku, Sinai, Minxolli, Kallaku, Kolaj, Nikolaj, Hebaj