Kikboksieri i njohur shqiptar, Shkodran Veseli, do të ndeshet në datën 13 prill ndaj luftëtarit azerbajxhanas, Perviz Abdullyev. Një sportist mjaft i njohur ky i fundit, pasi luan në arenën “Glory”.
Më parë ishte projektuar që Veseli të luante ndaj turkut Adem Bozkurt, që është tërhequr për arsye të panjohura. Megjithatë një ndeshje edhe më e fortë pritet tashmë, pasi do të jetë një “luftë” e ndezur deri në fund ajo ndaj Abdullyev.
Përgatitjet e Veselit janë në kujdesjen e Muharem Hasanit, me trajnerin në fjalë që është i sigurtë me daljen me triumf, pavarësisht emrit të kundërshtarit që ka përballë: “Turku që duhej të ndeshej Shkodrani u tërhoq për arsye të panjohura, mirëpo ndoshta për ne është më mire, sepse kundërshtari i ri është shumë më i fuqishëm.
Kjo pasi ai ndeshjet edhe në “Glory” dhe kjo na duhej neve, një duel i tillë. Me Shkodranin po punojmë maksimalisht, është në formë të mirë dhe besoj shumë në kualitetin e tij. Pres fitore”, u shpreh Muharrem Hasani për ndeshjen që do të zhvillohet në “Ulker Sports Arena”. /Shqiperia.ch/