You are here
Home > Kryefaqja > Harrojeni largimin përfundimtar! Guardiola nuk heq lehtë dorë nga portieri shqiptar

Harrojeni largimin përfundimtar! Guardiola nuk heq lehtë dorë nga portieri shqiptar

Arijanet Muriqi është një prej gardianëve shqiptar më me të ardhme. Kjo për arsyen se për afro 1 vit, dardanasi ka qënë pjesë e skuadrës gjigande të Manchester Cityt. Ai është vetëm 20 vjeç, por në këtë sezon, portieri i përfaqësueses dardanase ka qënë numri dy i portës së Cityt.

Duket se gjërat për Muriqin po shkojnë ashtu siç duhet, pasi qytetarët këtë sezon pritet që t’i ofrojnë një kontratë të re, pasi pas një viti, i mbaron kontrata me klubin e tij. Për këtë arsye, drejtuesit e Cityt, duan ta “blindojnë” gardianin, pasi shihet si e ardhmja e portës së tyre.

Nuk duhet harruar fakti se nga ana e Muriqit, pritet një huazim i tij tek ndonjë ekip tjetër për t’iu krijuar akoma më shumë minuta, pasi është vetëm 20 vjeç dhe presioni për të luajtur në portën e Mancheserit është tepër i lartë. Këta të fundit përveç kontratës së re, po mendojnë edhe një klub të ri për Aron, aty ku do mund të fitojë eksperiencën e duhur dhe në një ditë të afërt të jetë gati për t’u shndërruar në numrin një të portës së qytetarëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top