
Kili është duke u ndeshur me Perunë në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 0-2, duke i surprizuar të gjithë sportdashësit.
Ajo që është komentuar shumë deri tani në këtë ndeshje, është padyshim goli i dytë i ardhur nga ana e Perusë. Portieri Gabriel Arias ka bërë një gafë qesharake, duke e tepruar me daljen nga zona e tij, për të lënë portën e boshatisur, nga do të vinte edhe tundja e rrjetës.
Tërësisht e gabuar zgjedhja, pasi të shumtë ishin edhe mbrojtësit e Kilit që po vinin në ndihmë, për të evituar kundërsulmin e rrezikshëm të Perusë. Ndërkohë rrjetet sociale nuk e falin Ariasin, me komentet në “Twitter” që bashkohen në një linjë, për të bërë krahasimin me “Play Station”: “Arias kishte harruar trekëndëshin shtypur”. /Shqiperia.ch/