Kosova ka përparuar në futboll në të gjitha drejtimet. Jo vetëm në përfaqësuesen e parë, por edhe te grupmoshat e tjera. Së fundmi, është përfaqësuesja e femrave që shkëlqen në këtë sport.
Pikërisht janë grupmosha U-16 që kanë fituar me rezultatin e thellë 9-1 ndaj Estonisë. Një triumf rekord për femrat e dardanëve, që ecin paralelisht me sukseset e futbollit të djemëve. Në këto rrethana e ardhmja e Kosovës në përgjithësi pritet shumë e ndritur, pasi janë vetë faktet që flasin si një tregues i tyre. /Shqiperia.ch/