You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Halimi kujton të kaluarën te Kosova: Përpara se të stërviteshim, nxirrnim lopët nga fusha

Halimi kujton të kaluarën te Kosova: Përpara se të stërviteshim, nxirrnim lopët nga fusha

Kosova arriti një fitore të madhe historike në ditën e djeshme, teksa mundi me rezultatin 4-0 Azerbajxhanin. Një fitore që përveçse i jep kryesimin e grupit të saj në “Ligën D”, nga ana tjetër i jep shpresë përfaqësueses për një të ardhme të ndritur.

Besar Halimi është një nga yjet e kësaj skuadre, ndërsa ky futbollist ka braktisur edhe Gjermaninë U-21 vetëm e vetëm për të ardhur te dardanët. Kushtet dhe pamja që të ofronte fillimisht Kosova, nuk ishin edhe shumë të mira. “Sapo dolëm nga kabineti ynë dhe shkuam në qendrën e trajnimit, atje kishte lopë. Përpara se të nisnim stërvitjen në fushë, na duhej që të nxirrnim lopët”, shprehej me humor Halimi për “Goal.com” përpara disa kohësh, për të pasqyruar gjendjen në përfaqësuesen e tij.

Tashmë është kjo media prestigjoze ajo e cila i kthen sytë nga Kosova, për të parë suksesin e saj dhe ngritjet e shkallëve në mënyrë të menjëhershme. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top