
Ndërsa Lacio i afron gjithmonë e më shumë lojtarët shqiptarë, të njëjtën sjellje ka edhe Hajduku i Splitit në Kroaci. Lojtari 18-vjeçar nga Gjakova, Mark Bushaj, i ka kaluar provat te ekipi kroat duke firmosur një kontratë dy vjeçare me mundësinë për ta vazhduar.
Lajmi raportohet nga “Gazeta Sheshi”, ndërsa futbollistët shqiptarë që luajnë me Hajdukun e Splitit janë të shumtë në numër. Për ta nisur me Ardian Ismajlin, Françesko Tahirajn dhe Emir Sahitin që kanë qënë edhe më parë në këtë skuadër.
Përforcimet e reja në këtë merkato kanë sjellë emrat e Lumbardh Dellovës dhe Mark Bushajt, që e dërgojnë në 5 numrin e futbollistëve shqiptarë. /Shqiperia.ch/