You are here
Home > Kombëtarja > Hafizi e bën dramë: Na e kthyen shiritin si leckë që fshin pluhurat. Binaku? Agolli nuk ishte i keq

Hafizi e bën dramë: Na e kthyen shiritin si leckë që fshin pluhurat. Binaku? Agolli nuk ishte i keq

Shqipëria humbi me rezultatin 2-0 ndaj Skocisë, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Pasi futbollistët e Kombëtares rikthyen besimin e tifozëve me fitoren e marrë në “Elbasan Arena”, tashmë gjërat kanë ndryshuar në pak kohë.

Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, ka parashtruar një dramë te Shqipëria, duke u shprehur se Panuçi e ka kthyer shiritin e kapitenit në një leckë që fshin pluhurat. Ndërsa sa i përket Binakut, Hafizi ka thënë se Agolli nuk do të ishte keq për të luajtur ndaj Skocisë.

“Mua më shqetëson shumë se loja e Shqipërisë gjithmonë çalon. Kur humbim ne jemi për t’u kritikuar, ashtu si edhe kur fitojmë. Binaku nuk është lojtar tipik krahu, është lojtar i mirë dhe elegant, por ne duhet t’i gjejmë vendin. Agolli nuk ishte i keq për atë krahë, por Panuçi nuk e ka ende të qartë. Ai e ka kthyer shiritin e kapiteni në një leckë që fshin pluhurat”, ka thënë Hafizi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top