Në Shqipëri një proverbë e vjetër, thotë se guri i rëndë, duhet gjithmonë në vendin e vetë. E sa të drejtë që kanë, pasi në të kundërt, sado i vlefshëm të jetë ai, nuk mund të vlejë asgjë nëse ndodhet në vendin e gabuar.
Rasti i Shaqirit. Sa shumë që i dha Zvicra këtij njeriu për të bërë futbollist, e sa shumë që e shpërbleu futbollisti me origjinë shqiptare. Pa të, Xhakën, Behramin e shumë lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare, helvetët duhet ta harronin me kohë pjesmarrjen nëpër evenimentet më të rëndësishmë ndërkombëtare.
Ndërsa tani, e kanë kthyer në një rutinë pjesëmarrjen në to, ndërsa konsiderojnë si dështim nëse eliminohen menjëherë pas daljes në grupe, ashtu siç ndodhi në Botërorin e Rusisë. Kjo është gjendja, ndërsa në Zvicër nuk e shohin kështu.
Fillimisht është vetë mediat më e njohur te helvetët, “Blick.ch”, që parashtron një pyetje të një niveli skandaloz. “A meriton respekt Xherdan Shaqiri?” , ishte pyetja e drejtuar për ndjekësit e kësaj media, të cilët duhet të votonin. A thua se Shaqiri kishte vrarë disa njerëz, kur në fakt vetëm tregoi simbolin e tij gjatë festimit të golit ndaj Serbisë.
Nuk mbaron këtu, të shumta janë komentet që tregojnë më së miri mëndësinë e zviceranëve për lojtarin shqiptar, ndërsa ne iu sjellin vetëm pak prej tyre që gjenden në faqen e medias zvicerane:
“Shaqiri që ka bërë festimin me shqiponjë do më shumë respekt?”
“Çfarë respekti do Shaqiri, ai tani ka një karrierë shumë të mirë, por çfarë ka bërë për Zvicrën?”
“Ai e humbi respektin tim që kur çoi ndërmend shqiponjën”
“Nga ne njerëzit e maleve, nuk ka më shumë respekt për Shaqirin” /Shqiperia.ch/