Tomas Guidara është një nga futbollistët më të përfolur shqiptar, si një nga afrimet e mundshme për listën e marsit të Panuçit.
Futbollisti i Belgranos po shkëlqen thuajse në çdo javë në kampionatin argjentinas, duke qënë përveçse një mbrojtës i krahut të djathtë shumë i mirë, por edhe një ndihmesë e jashtëzakonshme për sulmin.
Për herë të parë ky futbollist ka folur mbi Kombëtaren dhe ftesën e Shqipërisë, teksa për “La Nacion” ka prekur tundimin nga një emër i madh si Panuçi, por edhe shpresat mbi Argjentinën.
“Po ai(Panuçi) më ka telefonuar dhe ne folëm së bashku. Më donte shumë në Kombëtare, duke më thënë se Shqipëria është shumë serioze dhe aty punohet mirë. U surprizova nga telefonata, pasi ai ka qënë një lojtar i madh dhe atje ka shumë për të mësuar nga Panuçi
Jam ende duke menduar dhe nuk kam vendosur asgjë. Ndonjë vendim do të vijë prej meje, por jam vërtet i lumtur që më thërret ekipi Kombëtar, pasi është një eksperiencë e mirë. Të luaj me Argjentinën është e vështirë, por jo e pamundur”, ka thënë Guidara. /Shqiperia.ch/