
Muriq e ka mbajtur të paprekur portën edhe në ndeshjen e djeshme, atje ku Manchester City ka fituar me rezultatin 0-1 në transfertën e Burtonit. Në 5 ndeshje të zhvilluara në Kupë, portieri shqiptar ka pësuar vetëm një gol.
Trajneri Guardiola e ka vlerësuar sërish Muriq, teksa menjëherë pas ndeshjes e ka etiketuar si të jashtëzakonshëm. “Ishte shumë mirë, fusha ishte aq e rrezikshme dhe e rrëshqitshme. Ne bëmë një lojë të mirë, por Burton kishte dy apo tre shanse të mira. Muriq u tregua i jashtëzakonshëm pas ndeshjes”, tha Guardiola.
Vëmendja e këtij gardiani për mediat e njohura europiane vazhdon të shtohet, ndërsa së fundmi është “Spox” ajo që i dedikon një artikull të veçantë. Kështu, sipas saj trajneri i Manchester Cityt e ka ekzagjeruar disi, duke thënë edhe se Muriq mund të luajë si qendërmbrojtës.
Kjo nisur nga loja e tij e mirë me këmbë, por edhe shtatlartësia e tij. Futbollisti i cili është 1.97 cm, ka marrë mjaftueshëm leksione nga portieri i parë i anglezëve, Ederson, për të bërë diferencën edhe në lojën me këmbë. /Shqiperia.ch/