You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Grindja e trajnerit Shaland me Halimin përfundon në hotel, lojtari reagoi ashpër pas ndeshjes

Grindja e trajnerit Shaland me Halimin përfundon në hotel, lojtari reagoi ashpër pas ndeshjes

Kosova ka barazuar në ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit, me rezultatin 1-1 ndaj Bullgarisë. Një takim ku dardanët kanë dominuar për pjesën më të madhe të ndeshjes, falë edhe lojtarëve me kualitete të mëdha që zotërojnë.

Por luksi i zgjedhjeve mund të kthehet edhe në “bumerang” për trajnerin Shaland, që shpeshherë ka pasur përplasje edhe me lojtarët, të cilët nuk e pranojnë stolin. Rasti i fundit ishte me mesfushorin e Brondby, Halimi.

Është pikërisht “Indeksionline” që e zbulon një gjë të tillë, ndërsa futbollisti e ka ngritur zërin duke shpërthyer në pakënaqësi ndaj Shaland në fundin e ndeshjes. Lojtarët e Kosovës e kanë qetësuar situatën, ndërsa sipas po të njëjtës media, tekniku zviceran e ka vazhduar çështjen edhe në hotel, atje ku i ka folur me tone të ashpra Halimit. Ky i fundit ka kërkuar falje për atë veprim të pamenduar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top