You are here
Home > Kombëtarja > Grezda shkëlqen për kreun në Skoci, lojtari i Rangerit bën një ndërhyrje për..”burgim” (VIDEO)

Grezda shkëlqen për kreun në Skoci, lojtari i Rangerit bën një ndërhyrje për..”burgim” (VIDEO)

Rangersi ka fituar me rezultatin 1-2 ndaj Hearts, në takimin e vlefshëm për kampionatin skocez. Për herë të parë në këtë sezon, ekipi i drejtuar nga ana e Gerrard, ka marrë kryesimin duke lënë mbrapa me një pikë Celtic.

Eros Grezda e ka nisur nga minuta e parë, duke u zëvendësuar në minutën e 65. Deri në këtë moment, gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë për mesfushorin shqiptar i cili ka bindur me paraqitjen e tij.

Megjithatë, momenti më i komentuar i ndeshjes ishte ai i kartonit të kuq të Scott Arfield. Ky i fundit i ka bërë një ndërhyrje makabre portierit të Hearts, teksa i është futur me të dyja këmbët, në një ndërhyrje ku topi ishte i fundit që kërkohej. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top