Ekipi i Rangersit do të luajë në ditën e nesërme në kampionat ndaj Dunde. Një takim shumë i vështirë dhe delikat ky, për ekipin që drejtohet nga ana e Gerrardit, pasi kërkohet me patjetër një reagim i fuqishëm pas asaj nisje aspak pozitive.
Në konferencën për shtyp, legjenda e futbollit anglez, ka pasur në krahë të tij edhe talentin shqiptar, Eros Grezda. Më parë pritej që futbollisti i Kombëtares të përfundonte sërish në tribunë, pasi nuk e kishte arritur ende formën fizike të duhur. Por në ditën e sotme, në konferencën për shtyp, Gerrard është shprehur se Grezda mund të debutojë duke nisur që nga takimi i nesërm.
Futbollisti shqiptar i ka djegur me shpejtësi etapat dhe sipas të gjitha gjasave do të ketë disa minuta për të në ndeshjen që do të zhvillohet në shtëpi ndaj Dundes. /Shqipëria.ch/