You are here
Home > Kombëtarja > Grezda: Nuk luhet me 10 lojtarë, Shqipërinë e vërtetë e gjeni ndaj Turqisë

Grezda: Nuk luhet me 10 lojtarë, Shqipërinë e vërtetë e gjeni ndaj Turqisë

Kombëtarja shqiptare ka dështuar në takimin ndaj Skocisë, duke u mundur me rezultatin 0-4. E gjithë vëmendja ishte te Eros Grezda, ndërsa në 45 minutat e para futbollisti i Rangersit i tregoi cilësitë e tij pavarësisht vështirësive në fushën e lojës.

Në 45 minutat e dyta historia ndryshoi disi, ndërsa vetë Grezda është shprehur se ka ndierë njëfarë lodhje dhe kjo solli uljen e nivelit të tij. Në një intervistë për “Supersport”, futbollisti i Kombëtares është shprehur se dalja e Mavrajt me të kuq ndikoi jo pak në vazhdimësinë e ndeshjes.

“Kur humbim, humbim të gjithë dhe kur fitojmë, fitojmë të gjithë. Luajtëm jo mirë, më pas me të kuq dhe një penallti që nuk mund ta komentojë dot. Ishte faji ynë. Ishte ndeshja më e vështirë në karrierën time. Ramë shumë fizikisht dhe moralisht. Të gjithë duhet të vraponim për të mbuluar hapsirat e lëna nga Mërgimi.

Na dominoi shumë kundërshtari më pas. Ne donim të shënonim, por nuk ishte e mundur. Shqipëria e vërtetë ishte ajo kundër Turqisë. Në atë lojë kemi treguar që jemi një grup mjaft i mirë. Kartoni i kuq ndryshojë çdo gjë. Nuk e kemi luksin të luajmë me 10 lojtarë me asnjë Kombëtare”, u shpreh Grezda. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top