You are here
Home > Kombëtarja > Grezda: Jemi mbledhur për të diskutuar humbjen ndaj Skocisë, kështu e mundëm Uellsin

Grezda: Jemi mbledhur për të diskutuar humbjen ndaj Skocisë, kështu e mundëm Uellsin

Shqipëria arriti të dilte dhe rikthehej tek fitorja, teksa ka mundur me rezultatin 1-0 Uellsin. Një fitore që kthen qetësinë te grupi i Panuçit, që sheh me largpamësi për kualifikueset e Europianit të ardhshëm.

Eros Grezda vazhdon të përpiqet për të gjetur nivelet më të larta, e megjithatë duket se diçka i mungon futbollistit të Rangersit. Në një intervistë për “Supersport”, lojtari i Shqipërisë është shprehur se futbollistët kanë diskutuar shumë për atë humbje ndaj Skocisë.

“U ndiem të gjithë mirë. Falenderoj të gjithë djemtë për reagimin e mirë që patëm pas humbjes së madhe. Kishim shumë pak kohë për të rikuperuar ato gabimet tona. U mblodhëm dhe diskutuam shumë së bashku. Dhe kjo na ndihmoi shumë për të arritur tek kjo fitore ndaj Uellsit”, u shpreh Grezda. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top