Grezda ka arritur të shënojë dy gola dhe të dhurojë një pasim vendimtar, në takimin që Rangersi fitoi me rezultatin 7-1 ndaj Motherwell. Në fundin e takimit, futbollisti shqiptar ka marrë përgëzime dhe nga ana e trajnerit të tij, Steven Gerrard.
Në intervistën e dhënë në përfundim të takimit, legjenda e futbollit anglez, shprehet se të gjithë ishin duke e pritur këtë moment, ndërsa Grezda po përmirësohet dita-ditës në këndvështrimin e tij.
“Kjo ishte një ndeshje e mirë për gjithë skuadrën. Të gjithë po e prisnim këtë moment, Grezda po e priste këtë moment. Ai ka arritur të shënojë dy gola, ka pasur momente të mira gjatë ndeshjes. Tifozët janë të kënaqur, ndërsa Grezda siç po shihet po bëhet më mirë dhe po përmirësohet së tepërmi. Jam shumë i emocionuar për të, sepse çdo shans që të jepet në fushë, duhet të shfrytëzuar”, u shpreh Gerrard. /Shqiperia.ch/