
Eros Grezda u largua papritur nga grumbullimi me kombëtaren shqiptare, teksa pritej që ky futbollist të ishte një pikë kyçe e kuqezinjve për dy takimet e rradhës. Megjithatë lojtari i Rangersit u rikthye në Skoci më herët nga çfarë ishte planifikuar, atje ku duhet të zbardh edhe të ardhmen e tij.
Gjithsesi, fillimisht duhet sqaruar në detaje arsyeja e largimit nga Kombëtarja. “Thescottishsun” raporton fjalët e futbollistit kuqezi, që shprehet se do të rrezikonte shumë nëse vazhdonte stërvitjen me kuqezinjtë, pas një problemi me muskujt. “Unë kam pasur një problem me muskujt. Do të rrezikoja shumë nëse do e vazhdoja stërvitjen, prandaj vendosa të tërhiqem nga skuadra. Po ju tregoj të vërtetën”, ka thënë Eros Grezda. /Shqiperia.ch/