You are here
Home > Futboll Bota > Grezda del përkrahë legjendës së futbollit, ka një ndryshim të madh në kampionat

Grezda del përkrahë legjendës së futbollit, ka një ndryshim të madh në kampionat

Eros Grezda ka dalë përkrahë legjendës së futbollit, Steven Gerrard, në konferencën e ditës së sotme, përpara takimit në kampionat që do të zhvillohet ndaj Motherwell.

Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim në kohët e fundit, futbollisti i Kombëtares do të jetë nga minuta e parë në fushën e lojës. Kjo për shkak të mungesës së Kandelas, që ka vendin e titullarit në ekipin e Rangersit, atje ku duhet të jetë Grezda.

Megjithëse Gerrard ka kërkuar që kjo gjë të mbetet enigmë, aktivizimi i mesfushorit shqiptar, ky i fundit shprehet se po projektohet për të qenë nga minuta e parë ndaj Motherwell.

“Mezi po e pres ndeshjen e rradhës ndaj Motherwell. Kandelas do të jetë një prej mungesave, mund të jem në vendin e tij dhe do të jetë një ndeshje e madhe edhe për mua. Kjo është një mundësi shumë e mirë për mua dhe duhet të kap shansin tim.

Të them të drejtën më parë nuk kisha shumë informacione për futbollin skocez, por tani unë e kam vizionin tim për këtë ligë. Do përballemi kundër tyre me Shqipërinë, e duam që të fitojmë me patjetër. Megjithatë, fillimisht duam që të fitojmë ditën e dielë”, u shpreh Grezda. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top