You are here
Home > Kombëtarja > Greqia tani vetëm hap krahun, sa shumë talente që zgjedhin Shqipërinë

Greqia tani vetëm hap krahun, sa shumë talente që zgjedhin Shqipërinë

Më parë ishte thuajse e pamundur që një lojtar të zgjidhte Shqipërinë, nëse në garë për të gjendej edhe Greqia. Kjo pasi këta të fundit përtej ofertave tunduese që ofronin për karrierën e lojtarit, kalonin edhe në planin B nëse nuk kishte një rrugë tjetër, që ishte presioni. E vazhdojnë edhe sot e kësaj dite me disa lojtarë të veçantë, ndërsa provojnë nga të gjitha format e deri te kërcënimi për shkatërrimin e karrierës në një farë mënyre, nëse një futbollist shqiptar i prespektivës zgjedh Shqipërinë përpara tyre.

Por kohët tashmë kanë ndryshuar dhe tani flitet gjithmonë e më shumë për Kombëtaren tonë. Greqia ka rënë në formën e saj, nuk është më ajo e asaj që fitoi Europianin, ndërsa e vetmja rrugë për të bindur talentet tona, ngelet ajo e presionit. Megjithatë edhe ky plan tashmë nuk funksionon më, pasi ka shumë precedent që e vërtetojnë një gjë të tillë.

Rasti i Durmishajt është njëri prej tyre, për të kuptuar përparimin e terrenit që kanë fituar kuqezinjtë. Sulmuesi në fjalë, realizon thuajse çdo ndeshje në Greqi. Dëshira e tyre do të ishte e madhe për të marrë këtë lojtar, por një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur, pasi Durmishaj i përket Shqipërisë.

Për të vazhduar me kapitenin e të rinjëve të AEK-ut, Mario Mitaj. Flasim për një nga lojtarët më të talentuar që kanë të rinjtë e Shqipërisë në gjirin e tyre. “Shqiperia.ch” konfirmon gjithë dëshirën e Greqisë për të pasur këtë futbollist(jo më kot luan me një nga akademitë e tyre më të mira), madje edhe duke e tepruar me format e bindjes. Gjithsesi, djaloshi ka zgjedhur të mbroj ngjyrat kuqezi e të shënoj me to, pavarësisht çmimit që duhet të paguaj.

Emiliano Bullari është një tjetër çështje e nxehtë mes dy vendeve, por Bushi ka siguruar pak kohë më parë, se edhe talenti i Olimpiakosit ka zgjedhur Shqipërinë. Këto janë vetëm pak emra mes një liste që vazhdon të zgjatet, ndërsa ai kualifikim i vendit në Europian, ka bërë edhe që Greqia të hap krahun në marrjen e futbollistëve tanë. Së fundmi mbetet një duel për Vrushajn, sulmuesin e jashtëzakonshëm që po shkëlqen me Willem II, pasi po kthehet protagonist në çdo javë në “Eredivisie”. Por edhe në këtë rast, pavarësisht se Vrushaj ka luajtur vetëm me të rinjë e Greqisë, shanset janë të mëdha që të përfaqësoj rrënjët shqiptare./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top