You are here
Home > Kombëtarja > Grekëve u bëhet tmerr Panuçi, as “ushtria” nuk e ndaloi për të marrë Durmishajn

Grekëve u bëhet tmerr Panuçi, as “ushtria” nuk e ndaloi për të marrë Durmishajn

Padyshim që Kristian Panuçi është një trajner që në Greqi nuk tingëllon edhe aq mirë, nisur nga zgjedhja e lojtarëve shqiptarë të formuar në vendin fqinj. Italiani do e bindte fillimisht Enea Mihajn, me këtë të fundit që dukej se e kishte si kapitull të mbyllur historinë me kuqezinjtë.

Shumë herë i kishte thënë “JO” Kombëtares, derisa u bind nga projekti i ofruar nga Panuçi. Tashmë është “Sportime.gr” që shkruan se Fiorin Durmishaj do të ketë të njëjtin fat, pasi do të ftohet për dy takimet e marsit.

Pra, sipas të gjitha gjasave, futbollisti shqiptar që po shkëlqen në kampionatin grek do të jetë një nga prurjet e reja të Panuçit për kualifikueset e Europianit. Një gjë e tillë do të ndodhte kohë më parë, deri në momentin që grekët sollën problemin e ushtrisë që duhej të kryente lojtari.

Sigurisht që nëpërmjet kësaj çështje, fitohej edhe më shumë kohë që fqinjët të lëviznin gurët për të rrëmbyer një talent të jashtëzakonshëm. Megjithatë nuk do të ketë asnjë surprizë të re, pasi Durmishaj i përket vetëm Shqipërisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top