
Ky sezon nuk duket se është më i miri i mundshmi për sulmuesin Vedat Muriqi, teksa goli i realizuar në portën kundërshtare po kthehet në një mision gjithmonë e më të vështirë.
Vetëm 4 gola ka shënuar sulmuesi i Kosovës, në 14 ndeshje të zhvilluara në Turqi, me ekipin e Rizesporit. E megjithatë, nëse ka diçka që mund të thuhet se Muriqi nuk ka asnjë rival, është lufta në ajër. Shtatlartësia prej 1.94 cm e ndihmon jo pak, ndërsa sipas statistikave që vijnë së fundmi, Muriqi është lojtari që ka fituar më shumë topa në ajër në kampionat. Lojtari 24-vjeçar nga Prizreni arriti të ishte protagonist në ndeshjen e parafundit ndaj Maltës, duke realizuar në atë fitore të pastër në shifrat 0-5 të marrë në transfertë. /Shqiperia.ch/