Feronikeli ka arritur të mposht modestët e Gjibraltarit, Lincoln, me rezultatin 1-0 në paraeliminatoret e “Champions League”. Skuadra shqiptare fitoi falë golit të Hotit, që ka realizuar në mënyrë tipike “alla Zeneli”.
Pasi mori bukur krahun e majtë, arriti të dërgonte topin me saktësi të madhe në cepin e rrjetës, ku ishte e pamundur për portierin që të kryente detyrën. Tashmë Feronikeli do të përballet në finalen e paraeliminatores ndaj Santa Coloma, për të shkuar në turin e parë të “Champions League”. Stadiumi në “Fadil Vokrri” kishte pak tifozë, nisur edhe nga kundërshtari modest. /Shqiperia.ch/