Çështja e hyrjes së tifozëve në fushë dhe dënimit të tyre është kthyer në një çështje edhe në Angli, ndërsa në Shqipëri kishte një kohë më të gjatë e shtruar për diskutim.
Zgjidhja është gjetur mesa duket edhe në vendin tonë, pasi kryeministri Edi Rama, përcaktoi një dënim me 3 vite heqje lirie për këdo tifozë që guxon të shkelë fushën e blertë. Por çfarë dënimi jepet në Angli për një rast të ngjashëm?
Mjafton të shohim rastin e fundit, kur tifozi i Birminghamit bëri gabimin e rëndë për të hyrë në fushë dhe goditur kapitenin e Aston Vilës. Dënimi që mori? Ndoshta është më mirë të pyesim, që nga të fillohet me listën e gjatë.
Fillimisht identiteti i tij i plotë është bërë publik menjëherë në të gjithë vendin. Personi i quajtur Paul Mitchell, ishte ai që goditi me grusht lojtarin Grealish. Asgjë për t’u anashkaluar këtu, pasi nga ky publikim i emrit, dalim në një tjetër problem madhor.
Tashmë kërcënime me vdekje kanë ardhur në drejtim të familjes së tifozit, me gruan shtatëzanë dhe një fëmijë 2 vjeç, që është larguar menjëherë nga shtëpia. Shteti anglez ka vendosur gjithashtu të mbajë për 2 javë pas hekurave tifozin e Birminghamit, ndërsa është dënuar përjetësisht edhe nga stadiumi.
Ai nuk ka mundësinë të shoh as edhe një ndeshje të vetme nga afër në jetën e tij, duke çuar dëm kështu edhe abonomin 20-vjeçar që kishte bërë për ta ndjekur më nga afër skuadrën e zemrës. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/
Fan attacking Grealish from behind. That is absolutely disgraceful… #avfc pic.twitter.com/ItheszrF5P
— Ian DW (@sportdw) March 10, 2019