You are here
Home > Futboll Bota > Godiste fushën me dëshpërim dhe nuk pranonte të largohej, i çmenduri që formoi Strakoshën

Godiste fushën me dëshpërim dhe nuk pranonte të largohej, i çmenduri që formoi Strakoshën

Filipo Inzaghi ishte futbollisti i madh i historisë së futbollit, ndërsa vëllai i tij po i arrin këto nivele si trajner. Simeone Inzaghi është padyshim një trajner që po merr rezultate fantastike dhe po tregon sesa vlen te Lacio.

Por mbi të gjitha edhe një njeri karizmatik. Në takimin dramatik ndaj Milanit, Inzagi ka shpërthyer disa herë duke mos mundur ta përmbajë veten. Fillimisht në minutën e 54, teksa futbollistët nuk po i bindeshin ashtu siç ai i dëshironte, duke ia nxjerr inatin në një farë mënyrë fushës.

E për të vazhduar, të shumta ishin rastet kur Inzagi bënte disa veprime të pakontrolluara. Në fund, ishte momenti kur arbitri vendosi që trajneri i Lacios të dilte jashtë fushës, por ai nuk po e bënte një gjë të tillë. Pavarësisht këmbënguljes së arbitrit, Inzagi e gjeti një mënyrë për të zgjatur kokën nga fundi i tunelit dhe për të parë se çfarë po ndodhte në fushë.

Më parë ai ka qenë pjesë si trajneri i të rinjëve të Lacios, atje ku ka punuar edhe me Thomas Strakoshën. Pikërisht do të ishjte ky trajner që do të ulte në stol Marchetin, me ardhjen e tij në krye të pankinës. /Shqiperia.ch/

“Ehi, sono un arbitro, sei espulso”.
No.#inzaghi #LazioMilan #banti #no #nope #espulsione pic.twitter.com/EtxvPt5L6X

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top