You are here
Home > Futboll Bota > Gobeljic tregon përplasjen më Shaqirin: Më ofendoi serbisht, e pres të vijë në Beograd

Gobeljic tregon përplasjen më Shaqirin: Më ofendoi serbisht, e pres të vijë në Beograd

Në ndeshjen mes Leverpool dhe Crvena Zvezdës Xherdan Shaqiri pati disa përplasje verbale jo vetëm më gazetarët serb por edhe me një prej lojtarëve në fushë. Marko Gobeljic, mbrojtësi i krahut të majtë tek Cverna ka pasur për detyrë bllokimin e Shaqirit, aty ku pasur edhe disa dule mes njeri-tjetrit për topin e parë.

Sipas mbrojtësit serb përplasja verbale mes tyre ka nisur pasi Shaqiri shpesh herë ka dal i humbur përballë tij. Gobeljic ka deklaruar për mediat serbe se Shaqiri nuk do të ketë guximin të udhëtojë për në Beograd pasi atmosfera nuk do të flas për të.

“Jam munduar të luaj futboll dhe sa më pak të komunikoj me të. Është futbollist cilësor, shumë i shpejtë dhe i vështirë për ta ruajtur. Unë në çdo duel hyj burrërisht në top dhe kështu ishte edhe me Shaqirin. Pas një starti të tillë, ai më fyeu në gjuhën serbe, madje më kërcënoi duke ma drejtuar gishtin. Ia kam kthyer në të njëjtën mënyrë, sepse askujt nuk i mbetem borxh. Pas atij momenti nuk ka guxuar të vijë nga ana ime dhe vazhdimisht largohej në drejtim të mesit të fushës. Nuk e kam humbur asnjë duel me të. Dyshoj shumë se ai do të jetë në Beograd pas dy javësh. Gjithçka varet nga trajneri i tij Jurgen Klopp. Personalisht do të doja që Shaqiri të vijë në Beograd dhe të shijojë atmosferën në ‘Marakana’, por nuk besoj se do të jetë këtu” ka thënë Gobeljic./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top