You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Gjyshi, ky gol është për ty! Dedikim emocionues i Zenelit, shënon dhe…të drithëron!

Gjyshi, ky gol është për ty! Dedikim emocionues i Zenelit, shënon dhe…të drithëron!

Arbër Zeneli ka arritur të shënojë në ditën e sotme për Herenvenin, në atë takim ndaj Fortuna Sittord, që përfundoi me rezultatin 3-1.

Goli i dytë për Herenvenin erdhi nga mesfushori shqiptar, Zeneli. Nga pika e bardhë e penalltisë, futbollisti shqiptar nuk ka gabuar për të dërguar topin në rrjetë. Sa shumë e kërkoi këtë gol në këtë ndeshje Zeneli, pasi kërkonte të bënte dedikimin e veçantë.

“Gjyshi, ky gol është për ty”, ky ishte dedikimi i Zenelit, për njeriun e afërt që ndërroi jetën pak kohë më parë. Kur Kosova luante me Azerbajxhanin dhe fitonte me rezultatin 4-0, gjyshi i tij ndërroi jetë. Familjarët për të mos i prishur atë mbrëmje të mrekullueshme, nuk e njoftuan Arbërin, ndërsa në golin e sotëm nuk mund të mungonte ky dedikim i veçantë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top