You are here
Home > Futboll Bota > Gjyqtari ishte i tepërt! Shqipëri-Tunizi në burg, vendoset nga grushtat dhe…spitali

Gjyqtari ishte i tepërt! Shqipëri-Tunizi në burg, vendoset nga grushtat dhe…spitali

Jo gjithmonë futbolli mund të bashkojë, të paktën kjo nuk mund të ndodhë në burg. Në vendin me rregullat më të larta të sigurisë, sporti i futbollit është luajtur me rregullat e rrugës gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Tunizisë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, gjithçka ka ndodhur gjatë takimit të zhvilluar në 3 mars në burgun e Riminit në Itali. Teksa Shqipëria ishte duke u ndeshur me Tunizinë, ka pasur edhe një moment shpërthimi dhe konfrotimi fizik.

Tunizianët nuk e pëlqyen mënyrën sesi një shqiptar 26-vjeçar kishte ndërhyrë për të marrë topin, me 2 prej tyre që e kanë goditur në fytyrë disa herë. Mosha e të burgosurve tunizianë që nisën dhunën ishte 31 dhe 27 vjeç, ndërsa menjëherë në ndihmë të shqiptarit ka ardhur një bashkëkombas i tij, 33-vjeçar.

Sigurisht, pa ia dalë dot pasi e menjëhershme ishte ndërhyrja e forcave të sigurisë, që menjëherë kanë shuar gjakrat, duke marrë rolin e arbitrit. Ndërkohë që pas gjithë asaj që ndodhi, i burgosuri shqiptar 26-vjeçar ka përfunduar në spital me fraktura të rënda në hundë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top