
Atalanta është edhe më pranë ëndrrës “Champions League”, pas fitores së arritur gjatë ditës së sotme me rezultatin 2-1 ndaj Genoas. Asisti në golin e dytë ka ardhur nga mbrojtësi shqiptar, që ka qënë i pakalueshëm edhe në prapavijë.
Në Itali po dashurohen gjithmonë e më tepër me këtë lojtar, që ndaj Genoas është vlerësuar me notën 7. “I mrekullueshëm për sigurinë dhe me personalitet. Dyfishon shifrat me një ndihmë të madhe për Castagne. Gjigant!”.
Menjëherë pas mbarimit të ndeshjes, trajneri në Gasperini, shfaqet në formë edhe në intervistat e tij. Si për të treguar pak nga sekreti i përrallës që po përjeton me skuadrën e Atalantës, trajneri tregon edhe një anekdotë: “Jam i lumtur për golin e Barrow në realizimin e parë, pasi po kalon një sezon të vështirë. Dje kur fola me të i mbante sytë ulur poshtë. E pyeta se përse e bën këtë dhe më tha që sillej në të njëjtën mënyrë edhe me mamanë dhe babain, vetëm për të treguar respektin”, tha Gasperini. /Shqiperia.ch/