You are here
Home > Kombëtarja > Gjimshiti tregon gjithçka: Zemërimi i Zvicrës për zgjedhjen e Shqipërisë dhe pashaporta ime serbe

Gjimshiti tregon gjithçka: Zemërimi i Zvicrës për zgjedhjen e Shqipërisë dhe pashaporta ime serbe

Duket se vuajtjet kanë marrë fund për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. Ky i fundit gjithmonë e më tepër po konsiderohet si një titullar i padiskutueshëm i Atalantës, duke marrë vëmendje të veçantë në Itali.

Sa shumë peripeci që ka kaluar ky njeri, të cilat kanë filluar që në kohën kur Gjimshiti zgjodhi Shqipërinë. Teksa ka kaluar gjithë grupmoshat e Zvicrës, vendimi i këtij mbrojtësi do të ishte engimatikë në momentin kur ai ishte pjesë e Zurich.

Berat Gjimshiti kërkohej me ngulm nga të dyja krahët, por do të ishte Shqipëria që do të kishte fatin ta kishte pjesë të sajën. Në një intervistë për “BergamoTV”, mbrojtësi shqiptar është shprehur:

“Kam luajtur me të gjitha moshat e Zvicrës dhe në fund zgjodha të largohesha. Duke parë investimin që ata bëjnë te moshat dhe që u shërbejnë më vonë në Kombëtaren e madhe, mendoj se janë mërzitur disi me largimin tim, pasi isha mes futbollistëve të tjerë tek të rinjtë që u projektuan për të ardhmen. Vendosa të ndryshojë.

Unë faktikisht kam tre pashaporta. Përveç pashaportës zvicerane  dhe asaj shqiptare, kam edhe pashaportën serbe. E vështirë për ta shpjeguar, por këtë të fundit e kam nga familja. Gjithsesi ne jemi shqiptarë dhe është diçka e shënuar vetëm në pashaportë. Kam edhe shumë njohuri për gjuhët e huaja dhe zotërojë shumë të tilla. Shumë prej tyre i di shumë mirë dhe një më pak. Në Zvicër flisnim gjuhën frënge dhe anglisht. Tashmë jam në Itali dhe këtë gjuhë e flas edhe në Shqipëri me stafin teknik të Kombëtares”, u shpreh Gjimshiti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top