Në këtë merkato të verës, një nga legjionarët e Kombëtares me të ardhmen më të pavendosur, është Berat Gjimshiti.
Aktualisht si pjesë e Atalantës, për mbrojtësin shqiptar ofertat dhe interesimet në drejtim të tij janë të shumta. Dy ekipet më të përfolura që mund të ishin dhe e ardhmja e këtij futbollisti, ishin Krasnodari dhe Sasuolo. Megjithatë në ditët e fundit një tjetër ekip italian ka hyrë në merkato për të marrë shërbimet e Gjimshitit, për të kthyer gjithçka në një enigmë.
Sipas asaj që përflitet në mediat italiane, nuk përjashtohet edhe mundësia që Gjimshiti të vazhdojë me fanellën e Atalantës, duke parë dëmtimet e shumta që ka kjo skuadër me mbrojtësit. /Shqipëria.ch/