Ndërsa jemi edhe pak ditë larg hapjes së kampionatit në Seria A, në Itali janë duke përgatitur formacionet e mundshme për mënyrën sesi priten të luajnë skuadrat. Kur flitet për Atalantan, për Berat Gjimshitin ka një telash të madh që është hapur në merkaton e verës.
Afrimi i mbrojtësit të njohur që dikur ka luajtur edhe me Liverpulin, Martin Skrtel, e rritur shumë konkurrencën. Ekipi nga Bergamo ka fituar në takimin e sotëm miqësor me rezultatin 9-1 ndaj Monzës, ku realizoi edhe Skrtel.
Sipas mediave italiane konkurrenca do të jetë pikërisht mes këtyre dy lojtarëve, për të zënë një pozicion. Sa i përket ndeshjes së parë me SPAL-in, për momentin është më i avantazhuar Gjimshiti, por që do të ketë probleme me presionin e shtuar për të mbrojtur vendin në javët në vazhdim. /Shqiperia.ch/