You are here
Home > Kombëtarja > Gjermanët janë njerëz të ftohtë? Jo edhe aq, arbitri i lidhi atletet fëmijës para Shqipëri-Turqi

Gjermanët janë njerëz të ftohtë? Jo edhe aq, arbitri i lidhi atletet fëmijës para Shqipëri-Turqi

Në ndeshjen e djeshme që kishte Kombëtarja jonë përballë Turqisë, në atë humbje me rezultatin 0-2, mund të themi se ishte një nga takimet më të veçanta, sa i përket episodeve që nuk janë vënë re shumë në syrin e shikuesve. Ndër më të bukurat që mund të veçohet, ishte momenti kur asistenti i ndeshjes, Majk Pikel, është ulur për të ndihmuar një fëmijë.

Ishte pikërisht fëmija që shoqëronte anësorin, pak para daljes në fushën e blertë, teksa gjermani është ulur duke i lidhur këpucët. Një veprim ky që nuk na ndodh shpesh ta shohim, por ja që ndodhi në Loro Boriçi. Mbi të gjitha, gjermanët nuk janë edhe aq njerëz të ftohtë, sa ne i mendojmë shpeshherë… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top