Pasi Milot Rashica arriti të bënte një ndeshje të nivelit të lartë ndaj Bajernit, duke shënuar 1 gol dhe dhënë 1 asist, në atë eliminim në Kupë, Ëerderi do i rikthehet kampionatit.
Këtë herë përballë Duseldorfit në transfertë, djemtë e Kohfeld do e kenë të vështirë disi marrjen e fitores, duke parë edhe energjitë e shpenzuara ndaj gjigandëve bavarezë. Por tashmë mediat gjermane janë të ndërgjegjshme, se nëse Ëerderi kërkon të fitojë, atëherë padyshim që vështrimin e ka te Rashica.
“Wz.de” ka paralajmëruar Duseldorfin, se lojtari shqiptar do të jetë më i rrezikshme që duhet pasur në konsideratë, pasi arriti të bënte të dukeshin keq edhe mbrojtësa si Botengu dhe Humelsi. /Shqiperia.ch/