
Një vit futbollistik që mbyllet edhe në Gjermani, ndërsa tashmë është koha e llogarive. Goli më i bukur? Këtu futet një shqiptar në listë. Bëhet fjalë për Florent Muslijën, i cili është pjesë e ekipit të Hanoverit.
Kohët e fundit ka arritur t’i bëj një vend vetes në formacionin e ekipit gjerman, megjithëse nuk po lë gjurmë. Ajo që është për t’u veçuar dhe mbajtur mend jo vetëm nga ana e futbollistit shqiptar, është kryevepra e tij ndaj Leverkusenit.
Kjo do të kujtohet gjatë edhe në Bundesligën gjermane. “Bein Sport” përzgjedh golat më të bukur të këtij viti në Gjermani, e mes tyre renditet edhe perla e Muslijas. “Një realizimi kirurgjikal, i frymëzuar nga Arjen Roben”, shkruhet nga media prestigjoze. /Shqiperia.ch/