Skuadra e Rangersit ka marrë një barazim që lë shije të hidhur në ditën e sotme, teksa në shtëpinë e saj në sfidën kundër Kilmarnock përfundoi me rezultatin 1-1. Një barazim ky tepër dëshpërues, pasi ekipi ku është pjesë edhe legjionari Grezda, mund të themi se la dy pikë shumë të çmueshme.
Përsa i përket Eros Grezdës, këtë sfidë nuk gjeti dot hapësira për të qënë pjesë e ndeshjes, pasi nuk u aktivizua nga anglezi Gerard. Ky i fundit duket se akoma nuk po arrin të kualidojë dot ekipin, teksa javë pas jave i largohet edhe më shumë luftës për titull në kampionatin skocez. Skuadra e Rangersit me barazimin e marrë ditën e sotme, renditet në vendin e katërt me plot 8 pikë larg vendit të parë.
Mesa duket legjendarit Gerard i duhet akoma kohë për të qënë një trajner i mirë, pasi në këtë pjesë ai është vetëm në hapat e parë, legjenda angleze shkëlqen, por vetëm si futbollist. /Shqiperia.ch/