
Nga prezantimi i ish-yllit të Atletiko Madridit, Felipe Luis, ka ardhur një rast vërtet i pazakontë. Teksa lojtari brazilian po bënte prezantimin e parë në skuadrën e Flamengos, një gazetari i pranishëm ka ngatërruar pjesën e zërit në “Whats Up”, duke hapur të gaburën.
Prej andej ka dalë edhe një klithmë erotike, e cila ka bërë jehonë edhe në sallë. Menjëherë kanë nisur të qeshurat që nuk janë përmbajtur nga askush, duke përfshirë këtu edhe Felipe Luis. Gazetari është vendosur në një pozicion të sikletshëm, megjithatë është munduar që ta kalojë sa më shpejt gjithçka ndodhi. /Shqiperia.ch/
😂🤣😂 Mira lo que pasó en la conferencia de prensa de Felipe Luis! pic.twitter.com/PoY7sODLI6
— Un toque más (@1toquemas) July 26, 2019