
Kosova e ka mësuar shortin e kualifikueseve të Europianit, ashtu si edhe të gjitha Kombëtaret e tjera. Përfaqësuesja e cila drejtohet nga ana e Shalandit, do të luajë ndaj Anglisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Çekisë.
Një gazetar anglez, i quajtur Sam, ka fituar dashurinë e simpatinë e tifozëve serbë. Arsyeja? E thjeshtë, ka injoruar Kosovën. Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, gazetari në fjalë tregon grupin A, në të cilin gjenden edhe “tre luanët”.
Teksa përmend të gjitha Kombëtaret, kur vjen radha te Kosova, ai shkruan: “Nuk gjendet”. Ky përshkrim ka gëzuar më së shumti edhe mediat serbe, “Informer” më saktësisht këtë rast që tregon rastin në fjalë, duke thënë se Kosova nuk ekziston edhe për anglezët. /Shqiperia.ch/