Liverpuli është mundur në mënyrë surprizuese në ditën e sotme, teksa ka dalë kokëulur nga Beogradi, në atë takim të mbyllur në shifrat 2-0.
Menjëherë pas kësaj ndeshje, gazetarët anglezë por jo vetëm, janë të gjithë në një mendje: ”Xherdan Shaqiri”. A gaboi tekniku gjerman me lënien jashtë të tij, apo ishte një dëshirë e vetë lojtarit për të shmangur Europianin? Kjo është një dilemë që do të vazhdojë të ngelet engimë për shumë kohë, pasi e vështirë duket përgjigja e saj.
Pikërisht për këtë temë ka folur edhe “The Express”, duke kërkuar përgjigjen imagjinare të Klopit, që kurrsesi nuk mund të shprehej në lidhje me dëshirën e Shaqirit, madje duke qenë jo pak nervoz: “Në rregull bos. Unë nuk mund të nis e të flas se çfarë më tha Shaqiri apo se çfarë dëshironte ai. Kjo nuk ka kuptim. Kjo nuk përbën kuptim për ju dhe as për të. Kjo është përgjigja”, e ka mbyllur këtë çështje tekniku gjerman. /Shqiperia.ch/