
Berat Gjimshiti është duke përjetuar momentin e karrierës me Atalantën, ekipin që pretendon një vend në “Champions League”. Nëse flitet për ndeshje delikate, trajneri Gasperini gjithmonë i ka besuar mbrojtësit shqiptar.
Vlerësime të mëdha nga Italia kanë ardhur edhe më atë kualifikim ndaj Fiorentinës për Gjimshitin, që është një siguri e madhe për prapavijën. Si një profesionist i madh, lojtari shqiptar nuk ka rënë pre e pyetjeve provokuese të gazetarëve italian, që kërkonin më shumë edhe sa i përket trajnerit Panuçi:
“Nuk flisja shumë me Panuçin në lidhje me Italinë, por vetëm për Kombëtaren. Kisha një raport shumë të mirë me të dhe tani, vetëm i uroj suksese në të ardhmen”. /Shqiperia.ch/