Kosova do të përballet në transfertën e Malit të Zi, në ëndrrën për të arritur në fazën eliminatore të Europianit. Ky takim do të jetë i veçantë për futbollistët e Shaland, pasi nga ana tjetër, pritet që kundërshtari të ketë kapiten një futbollist shqiptar.
Bëhet fjalë për Fatos Beqirajn, që është shok skuadre me Jahmir Hykën te Netanja. Vetë lojtari është shprehur se nuk i ka shkuar ndërmend që të zgjedhi për të braktisur këtë ndeshje, duke premtuar që të jap maksimumin.
Nga ana tjetër, dëmtimi i Jovetiç dhe Saviç, i kalon atij shiritin e kapitenit. Për këtë aryse gazetarët shqiptarë e kanë ngacmuar trajnerin e Malit të Zi, Tumbakoviç, në lidhje me Beqirajn: “Nëse ai do luajë ose nëse ai do të luajë, ju do ta shihni”, është shprehur tekniku, duke bërë një lojë fjalësh si për të shtuar enigmën në këtë rast. /Shqiperia.ch/