You are here
Home > Futboll Bota > Gatuzo kishte të drejtë, futbollist nuk bëhesh nga… instagrami!

Gatuzo kishte të drejtë, futbollist nuk bëhesh nga… instagrami!

Në sezonin 2013/2014 skuadra italiane e Milanit nisi të afronte talente nga akademia për kompletimin e grupit. Mes tyre,  kuq e zinjtë krenoheshin më së shumti me njërin prej tyre, Hachim Mastour. I cilësuar si Nejmari i ri, mesfushori trekuartist nisi ta pushtojë fama. Mastour nuk luajti asnjë ndeshje atë sezon. E vetmjaa gjë që bëri ishin videot virale në rrjetet sociale duke xhongluar topin me akrobatësi të ndryshme. Ardhja e Gatuzos në stolin e Milanit solli një disiplinë të re. Futbolli do të luaj me burra e jo me fëmijë që duan ti kushtojnë rendësi bukurisë fizike.

“Ai u bë më i famshëm për videot se për futbollin”-citonte dikur Gaztuzo në një analizë për Mastour. Sot “talenti” me origjinë marokene ka firmosur një kontratë skuadrën greke të Lamias, e sapo ngjitur në elitën e parë të futbollit vendas. Mesfushori 20 vjeçar erdhi si transferim i lirë pasi dështoi në dy huazime me skuadrat e Malagës dhe Zwolle./Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top