
Armando Sadiku i duhet të bëj gati valixhet sa më parë nga Levante, nëse dëshiron të mbaj vendin te Kombëtarja. Sulmuesi shqiptar është duke rrezikuar shumë, pasi nuk ka arritur të luajë as për një minutë të vetme në miqësoret e ekipit spanjoll.
Paco Lopez e thotë hapur se Sadiku nuk ndodhet në planet e tij, ndërsa nuk e ka aktivizuar as në miqësoren e tretë që u fitua ndaj Almerias me rezultatin 2-0. Fakti interesant vazhdon të mbetet në fuqi se vetëm Sadiku dhe mbrojtësi që përfaqëson Malin e Zi, Esteban Saveljich, nuk janë aktivizuar asnjëherë në tre miqësoret e Levantes.
Të gjithë lojtarët e tjerë kanë pasur mundësitë që të tregojnë aftësitë e tyre me këtë skuadër. Në kushte të tilla largimi mbetet e vetmja mundësi që sulmuesi të vesh sërish fanellën kuqezi në shtator. /Shqiperia.ch/